Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare

Këto botime sjellin në vëmendje historitë personale dhe kontributet e grave shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.

Libri përmban rrëfime autentike nga gra shqiptare në diasporë të cilat veprojnë në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, mjekësinë, biznesin, kulturën dhe aktivizmin shoqëror. Çdo intervistë është një dëshmi e fuqisë, guximit dhe përkushtimit të grave që, pavarësisht largësisë nga atdheu, kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe kanë dhënë kontribut të çmuar në vendet ku jetojnë.

Përmes këtij libri, autori Hebibi synon të dokumentojë jo vetëm arritjet individuale të këtyre grave, por edhe të krijojë një pasqyrë më të gjerë të realitetit të diasporës shqiptare dhe rolit që gruaja shqiptare luan në të. Vepra është menduar të shërbejë si frymëzim për brezat e rinj, duke i inkurajuar që të njohin dhe vlerësojnë rrënjët e tyre kulturore.

Të dy vëllimet e librit do të jenë të disponueshme për publikun në ditën e promovimit, si dhe përmes kanaleve të tjera shpërndarëse pas ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Read More

Recent